Grizzlies barazon serinë ndaj Lakers, fitojnë Bucks e Nuggets

Memphis Grizzlies e ka barazuar serinë në 1:1 ndaj Los Angeles Lakersit në rundin e parë të play off-it

Memphis Grizzlies e ka barazuar serinë në 1:1 ndaj Los Angeles Lakersit në rundin e parë të plejofit në NBA.

Në ndeshjen e dytë, Grizzlies triumfuan sigurt 103:93.

Xavier Tillman me 22 pikë e 13 kërcime ishte më i dalluari në fitoren e Grizzlies. Ndërsa 28 pikët e 12 kërcimet e LeBron James nuk mjaftuan për fitoren e Lakersit.

Dy ndeshjet e ardhshme do të luhen në arenën e Lakers.

Milwaukee Bucks e ka mposhtur Miami Heatin 138:122 dhe kështu ka barazuar serinë në 1:1, edhe pse ishte pa basketbollistin kryesor Giannis Antetokounmpo.

Bucks e përfunduan pjesën e parë me epërsi prej gati 30 pikësh dhe nuk e diskutuan fitoren në asnjë moment.

Brook Lopez me 25 pikë e Jrue Holiday me 24 ishin të dalluarit e Bucks, ndërsa Jimmy Butler i Heatit kontribuoi me 25 pikë.

Skuadrat që fitojnë katër ndeshje kualifikohen tutje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika