Ushtarët e FSK-së do të mund të blejnë artikuj me zbritje në dyqane të caktuara

Ushtarakët e FSK-së do të mund të blejnë më lirë artikuj të ndryshëm në dyqane të caktuara, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes me 24 prill ka njoftuar ushtarakët e FSK-së për simbolin i cili iu jep kontribute të përfitojnë zbritje në artikuj të ndryshëm e në dyqane të caktuara.

Sipas njoftimit të MB-së, kompanitë e caktuara do të vendosin stikersa në objektet e tyre, me të cilat do të tregojë se ofrohet zbritje për ushtarët FSK-së.

“Të nderuar ushtarakë, kudo që shihni këtë simbol do të thotë se kompania në fjalë ofron zbritje në artikuj dhe shërbime për ushtarakët. Faleminderit për shërbimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, më herët ka pasur marrëveshje për lehtësimin e shërbimeve për ushtarët e FSK-së, brenda Kosovës dhe në Shqipëri.

Sëfundi, në mars të këtij viti, Shoqata e Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve nënshkruan një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës me qëllim ofrimin e lehtësirave për ushtarakët e Forcës së sigurisë së Kosovës.

Mbi 30 biznese nga Kosova dhe mbi 50 hotele e resorte nga Shqipëria, ofruan zbritje në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre nga 15-25%.

Shoqata e Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve nënshkruan një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës me qëllim ofrimin e lehtësirave për ushtarakët e Forcës së sigurisë së Kosovës.

Mbi tridhjetë biznese nga Kosova dhe mbi pesëdhjetë hotele e resorte nga Shqipëria, ofruan zbritje në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre nga 15-25%.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika