Kurti takon delegacionin e Partisë Socialdemokrate nga Zvicra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur një delegacion të Partisë Socialdemokrate (SP) nga Zvicra, me të cilët kanë biseduar mbi bashkëpunimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten e pesë majit një delegacion të Partisë Socialdemokrate (SP) nga Zvicra.

Ata kanë biseduar mbi bashkëpunimin dhe avancimin e mëtejmë të  marrëdhënieve ndërmjet Partisë Socialdemokrate dhe Qeverisë tonë, sidomos në fushat e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

Si socialdemokratë nga të dy vendet do të fillojë bashkëpunimi më i madh për interesat dhe çështjet e përbashkëta.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës dhe deputetët e PS-së

“Ne duhet të bashkëpunojmë sa më afër dhe për interesat dhe çështjet tona të përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik, vlerat socialdemokrate, si dhe shkëmbimi bilateral në fusha të ndryshme” ka deklaruar Zyra e Kryeministrit, transmeton Portal D.

Gjithashtu, Zyra e Kryeministrit  ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni do të takojë edhe akterë të ndryshëm nga shoqëria civile, ndërmarrësi e TIK-ut, si dhe institucione të tjera të Kosovës.

Delegacion Zviceran gjatë qëndrimit në Kosovë, do të takojnë edhe akterë të ndryshëm nga shoqëria civile, ndërmarrësia e Teknologjia, po ashtu edhe institucione të tjera, derisa ripërseriten mbështetjen e  plotë për Qeverinë e Kosovës nga Partia Socialdemokrate e Zvicrës , thuhet ndër tjerash në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ky delegacion përbëhej nga deputetë nacionalë, Mustafa Atici dhe Fabian Molina, deputeti komunal Reis Luzhnica, anëtarin e Kryesisë së SP-së Arbër Bullakaj, sindikalistët Osman Osmani dhe Florim Kadriu, sekretarja e grupit të migrantëve të SP-së, Lara Can, si dhe Urim Deva, delegat i Grupit të migrantëve.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika