Boksierët kosovarë rrezikojnë pjesëmarrjen në Botërorin e Tashkent-it

Kampionati Botëror i Boksit do të zhvillohet nga 1 deri më 15 maj në Tashkent të Uzbekistanit

Kampionati Botëror i boksit do të zhvillohet nga 1 deri më 15 maj në Tashkent të Uzbekistanit.

Kosova ka planifikuar të përfaqësohet më tre boksierë në këtë garë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Loris Idrizi.

Por, si gjithmonë, pjesëmarrja e kosovarëve kushtëzohet nga vizat e vendit organizator.

Këtë shqetësim e ka shprehur sot edhe Federata e Boksit të Kosovës përmes një njoftimi.

Sipas tyre, në rast se vizat nuk lëshohen deri në fund të kësaj jave, ekipi kosovar i boksit nuk do të mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.

FboxK shpreson që Uzbekistani do t’ua lëshojë vizat në mënyrë që boksierët kosovarë të marrin pjesë në këtë garë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika