Mali i Zi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Abazoviq raporton më tre maj në kuvend

Të mërkurën e tre majit Abazoviq do të raportojë para Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë lidhur me vendimin që Mali i Zi të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të mërkurën e tre majit do të raportojë para Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë lidhur me vendimin që Mali i Zi të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Siç raporton mediumi malazez “Analitika”, për këtë kanë reaguar ashpër një pjesë e partive në pushtet, që pretendojnë se janë shkelur procedurat, kjo për shkak se si çështje nuk është diskutuar në mbledhjen e qeverisë malazeze.

Një hap më tej bëri Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, i cili njoftoi se do të kërkojë nga Qeveria një raport për arsyet dhe mënyrën e marrjes së vendimit për të mbështetur fillimin e procedurës për pranimin e Kosovës në KiE.

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtete anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Me këtë vendim, Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti hap historik dhe më të rëndësishmin pas pavarësisë së vendit.

“Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, deklaroi ajo.

Kosova e kishte dorëzuar aplikimin për në KiE më 12 maj të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika