Për herë të parë në historinë e RTK-së, punonjësve u del vetëm 50 për qind e pagës

Shkumbin Ahmetxhekaj nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka bërë të ditur se RTK-ja ende nuk ka pranuar fondet nga buxheti për këtë tremujor në xhirollogarinë zyrtare

RTK

Shkumbin Ahmetxhekaj nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka bërë të ditur se RTK-ja ende nuk ka pranuar fondet nga buxheti për këtë tremujor në xhirollogarinë zyrtare.

Ai ka njoftuar se kanë buxhet për pagesën vetëm 50 për qind të kostos së puntorëve të RTK-së, të cilën do ta transferojnë sot dhe gjysmën tjetër kur ta kenë transferin nga Buxheti.

Shkumbin Ahmetxhekaj nga RTK

“Ne kemi kërkuar dhe po kërkojmë nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere që sa më parë të trajtojë raportet e RTK-së në mënyrë që të ekzekutohet transferi për periudhën prill-qershor 2023”, ka thënë Ahmetxhekaj.

Ahmetxhekaj ka bërë të ditur se në mbledhjen e radhës të komisionit, do të kërkojnë që RTK-së t’i mundësohet raportimi dy herë në vit që të evitojnë varësinë nga vonesat eventuale në raportime ose mbajtje apo jo të mbledhjeve të komisionit.

Njoftimi i Shkumbin Ahmetxhekajt

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika