Shkon në nëntë numri i të vrarëve në një shkollë në Beograd

Tetë nxënës dhe një roje sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, bëri të ditur Policia e Serbisë

Nxënësi i klasës së shtatë, të mërkurën në mëngjes, shkoi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, debatoi me rojën dhe e vrau, para se të futej në klasë në orën e historisë dhe t’i qëllonte nxënësit.

Ai la të vdekur tetë nxënës dhe plagosi shtatë të tjerë. Armën që e përdori për ta kryer krimin e kishte marrë nga babai.

14-vjeçari që kreu krimin makabër me nëntë të vrarë në Beograd, kishte marrë pjesë në shumë gara shkollore dhe ishte nxënës i dalluar.

Ai kishte marrë pjesë disa herë në garat e matematikës dhe e kishte fituar vendin e tretë në garën e lëndës së biologjisë.

Sipas mediave serbe, 14-vjeçari e kishte inatin me mësuesin e historisë. Pikërisht në klasën ku ai po mbante mësim, ka hyrë dhe ka qëlluar pa mëshirë. Mësuesi ka mbetur i plagosur.

Sipas dëshmitarëve, autori i ngjarjes ishte ngacmuar nga bashkëmoshatarët e tij vitin e kaluar. Këtë vit, atij iu ndërrua klasa, ku vazhdonte të ishte viktimë e ngacmimit nga bashkëmoshatarët.

Ai është arrestuar. Pas arrestimit, i pyetur nga policët se përse ka kryer krimin, 14-vjeçari është përgjigjur “Jam psikopat”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ministri i Arsimit i Serbisë, Branko Ruzhiq dhe ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq.

“Të gjitha informatat relevante lidhur me tragjedinë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo, do të bëhen të ditura nga Ministria e Brendshme, ndërsa institucionet kompetente shëndetësore do të njoftojnë për gjendjen e të plagosurve”, tha përmes një deklarate Ministria e Arsimit e Serbisë.

Sindikata e Punëtorëve të Arsimit në Serbi ka theksuar se “tragjedia në shkollën fillore është dëshmi se jetojmë në kushte ekstreme dhune”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

“Në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me të plagosurit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratën e saj.

Zhelko Komshiq, anëtar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, i dërgoi ngushëllime presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, shkroi në Twitter se “është e tronditur dhe e pikëlluar nga të shtënat” në shkollën “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika