Turmat mblidhen përpara kurorëzimit të mbretit Charles III

Kurorëzimi i parë në 70 vjet do të bëhet më vonë, me Mbretin Charles III. Një turmë e tërë është mbledhur që nga orët e para të mëngjesit.

Rreth 5,000 anëtarë të forcave të armatosura po mbërrijnë në Londër me trena të njëpasnjëshëm e posaçërisht nga vende si Farnborough, Tring dhe Aldershot.

Ata po marshojnë mbi urën Westminster për të marrë pozicionin për pjesën e tyre në ceremony më vonë.

Ushtria, Marina, RAF dhe forcat e Commonwealth janë të gjitha të përfshira, transmeton CNN.

Mijëra personel ushtarak po mbërrijnë në Londër për të marrë pjesë dhe një operacion i madh sigurie është në vend.

Rreth 100 krerë shtetesh do të marrin pjesë në kurorëzimin e Charles III i cili do të fillojë rreth orës 11:00 dhe do të zgjasë për gati dy orë.

Mbreti dhe Camilla më pas do të largohen nga Westminster Abbey për t’u kthyer në Buckingham Palace.

Lista e të ftuarve përfshin gjithashtu Princin Harry, Dukën e Sussex, i cili mbërriti nga Shtetet e Bashkuara të premten me një fluturim.

Do të jetë hera e parë që nga publikimi i kujtimeve të dukës që ai do të shihet në publik me vëllain e tij, Princin William, Princin e Uellsit.

Mendohet se Princi Harry mund të kthehet në SHBA disa orë pas ceremonisë për t’u ribashkuar me gruan e tij Meghan , me djalin e tyre Archie që feston ditëlindjen në të njëjtën ditë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika