Ndalohen dy persona në Zveçan, po tentonin të bllokonin objektin e komunës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Zveçan, pasi të hënën mbrëma pas mesnatës po saldonin hekura në objektin e Komunës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se me këtë rast kanë sekuestruar edhe një veturë, shkruan KP.

“Kemi marrë informacionin që diku pas orës 1 pas mesnatës, dy persona kanë nisur të saldonin hekura në objektin e Komunës në Zveçan. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar një automjet”, ka thënë ai.

Ditë më parë strukturat paralele ilegale kanë rrethuar hyrjen kryesore në objektin e Komunës në Zubin Potok, duke vendosur rrethoja prej hekuri.

Ndryshe, ditë më parë eksperti i sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka thënë se sipas të dhënave që ka marrë ky institut nga opozita serbe në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiqi ka urdhëruar Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.

“Për lidhjet e Vuçiqit me krim dhe kriminelët Instituti OCTOPUS ka informuar opinionin në disa raste më herët”, ka thënë Musliu.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika