Eksperti Bajrami: Erdogan do të fitojë me mbi 52 për qind të votave

Sipas ekspertit Mustafë Bajrami, Mitingun i Stambollit e rikonfirmon Rexhep Tayip Erdoganit, si president të Turqisë

Eksperti Mustafë Bajrami

Në bazë të analizës dhe përcjelljes së sondazheve për zgjedhjet në Turqi, eksperti për Turqinë dhe Lindjen e Mesme, Dr. Mustafë Bajrami, beson se Rexhep Tayip Erdogan, do të jetë sërish në krye të presidencës së Turqisë.

Në një prononcim për Portali dukagjini, Bajrami, zgjedhjet në Turqi i ka konsideruar si një garë për teh të shpatës ku presidenti aktual i Turqisë do të korr suksese me 52.4 për qind të rezultatit në rundin e parë të zgjedhjeve.

“Në muajin e fundit nga 15 prilli,  unë në baza ditore i kam përcjellë sondazhet, anketat analizat që janë bërë në Turqi edhe kam krijuar një opinion timin se kush fiton [zgjedhjet në Turqi] deri në mitingun e Stambollit puna ka qenë 50 me 50 nuk është ditur hiç se kush i fiton zgjedhjet] deri para një javë”, ka thënë ai.

Sipas ekspertit Bajrami, Mitingun i Stambollit e rikonfirmon Rexhep Tayip Erdoganit, si president të Turqisë.

“Pas mitingut të Stambollit bazuar edhe në pjesëmarrjen e njerëzve nëpër mitingje të presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdoganit, karshi Kemal Kilicdaroglu, mu me del se Erdogan del me 52.4 për qind të votave”, shtoi ai.

Ndryshe, procesi i votimit në Turqi tashmë është mbyllur ku edhe pritet numërimi i votave.

Gjithsej janë 191 mijë e 884 kuti votimi në 1 mijë e 94 komitete zgjedhore në të gjithë Turqinë.

Sipas shifrave zyrtare, në zgjedhjet e 14 majit kanë të drejtë të votojnë më shumë se 64.1 milionë njerëz, shkruan DË.

Midis tyre, më shumë se 3.4 milionë jetojnë jashtë vendit. Për sa i përket peshës, votat e nga jashtë vendit vijnë kështu në vendin e katërt pas metropoleve më të mëdha turke Stamboll, Ankara dhe Izmir. Votimi jashtë vendit filloi më 27 prill.

Në zgjedhjet e vitit 2018, pjesëmarrja në Turqi ishte mbi 86%, ndërsa jashtë saj ishte rreth 50%.

Me rreth 53%, Erdogani fitoi presidencën në raundin e parë në 2018 dhe aleanca e tij elektorale mori pothuajse 54% të votave të vlefshme në Turqi. Jashtë vendit, Erdogani dhe aleanca e tij elektorale kanë pasur më shumë sukses, të dy duke fituar më shumë se 60% në mesin e turqve që jetojnë jashtë vendit.

Në Turqi është votuar të dielën për një parlament dhe president të ri.

Pas 20 vitesh, presidenti aktual Rexhep Tayip Erdogan nuk është favorit i qartë në garë. Sipas sondazheve, edhe aleanca e tij elektorale është prapa aleancës së opozitës.

Kush kandidon për president?

Ka katër kandidatë për zgjedhjet presidenciale. Presidenti në largim Rexhep Tajip Erdogan dhe sfiduesi i tij Kemal Kilicdaroglu ndodhen në një garë gjoks më gjoks.

Sipas shumë sondazheve, kandidati i aleancës më të madhe opozitare, Kilicdaroglu, është madje në krye, gjë që e bën Erdoganin dhe kampin qeveritar gjithnjë e më nervoz.

Vlerat e mbështetjes për dy kandidatët e tjerë variojnë nga 2 në 6%. Kandidatura e tyre bën që presidenti do të përcaktohet vetëm në raundin e dytë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika