Gjatë vitit 2021, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar mbi 2 milionë e 300 mijë euro

Publikimi i raportit të fundit nga ASK, paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda periudhës 2015-2021

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të premten ka publikuar raportin e llogarive qeveritare për periudhën 2015-2021.

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Të hyrat e Qeverisë për vitin 2021, sipas ASK-së, ishin 2 milionë e 484 mijë 600 euro.

Sipas raportit të ASK-së pë periudhën 2015-2021, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%, aktivetet dhe detyrimet financiare 11%, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.

Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme bazuar në ESA2010 për periudhën 2015- 2021

Kurse shpenzimet e Qeverisë, në vitin 2021 ishin 2 milionë e 376 mijë e 400 euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 27%, kontributet sociale dhe përfitimet 26%, konsumi i ndërmjetëm 14%, formimi i kapitalit bruto 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme bazuar në ESA2010 për periudhën 2015-2021

ASK ka theksuar se ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010). 

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika