Ish-drejtori i IPK-së: Ka rrezik potencial në veri, situata mund të eskalojë

Ish-drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha, ka shprehur shqetësimin se ekziston një rrezik potencial në veri të vendit, me mundësi për eskalim të situatës, duke përmendur një plan strategjik të Serbisë dhe Rusisë për Ballkanin, veçanërisht pas konfliktit në Ukrainë

Ish-drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha, ka deklaruar se mund të ketë rrezik potencial në veri të vendit dhe mundësi që situata të eskalojë.

Ai ka përmendur një plan strategjik të Serbisë dhe Rusisë për rajonin e Ballkanit dhe ka theksuar se zhvillimet në Mal të Zi dhe Maqedoni tregojnë për një rrezik të pranishëm që nga viti 2014, veçanërisht pas konfliktit në Ukrainë.

“Serbia dhe Rusia kanë pasur një plan strategjik në komplet rajonin e Ballkanit dhe po i shohim zhvillimet në Mal të Zi dhe në Maqedoni, kjo jep me kuptu që prej viti 2014 e këndej dhe me theks të veçantë pas krijimit të konfliktit në Ukrainë, rreziku është potencial dhe në çdo moment mund të eskalojë situata”, është shprehur ai.

Hoxha në emisionin FIVE ka shtuar se paralajmërimet e bisedimeve dhe ngjarjeve të caktuara, si marrja e mandatit të kryetarëve të komunave të veriut, dëshmojnë për situatën delikate në rajon.

Ai ka thënë se telefonata urgjente e këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, te presidenti serb Vuçiq, ishte për të siguruar që betimi të zhvillohej pa incidente.

Sipas tij, situata është shumë e ndjeshme, por Kosova ka fatin e madh që ka miqtë ndërkombëtarë dhe koordinimi është i shkëlqyeshëm.

“Këtë e vërteton edhe pararaundeve të bisedimeve apo paralajmërimet e ngjarjeve të caktuara qoftë politike siç ishte marrja e mandatit të Komunave të Veriut, është dashur telefonata urgjente e zotëri Chollet te presidenti serb Vuçiq, një tërheqje e veshit dhe pastaj të jepet betimi në mënyrë të qetë, përndryshe nuk do ta lejonin. Ata i blinduan dyert e komunave, është shumë fragjile situata, por kemi fat shumë të madh që kemi miqtë tanë ndërkombëtarë dhe koordinimi është i shkëlqyeshëm”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika