Kryetari i ri i Zveçanit do ta ushtrojë detyrën nga objekti i zyrës së komuniteteve në fshatin Lipë

Detyrën e tij do ta ushtrojë nga objekti i zyrës së komuniteteve që gjendet në fshatin Lipë, ngjitur me fshatin Boletin

Kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka konfirmuar se detyrën e tij do ta ushtrojë nga objekti i zyrës së komuniteteve që gjendet në fshatin Lipë, ngjitur me fshatin Boletin.

Kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, më 25 maj ka bërë betimin, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar.

Kjo ceremoni është zhvilluar në shkollën e fshatit Boletin, përkatësisht në shkollën fillore “Isa Boletini”.

“Detyrën do ta ushtroj nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë. Nuk është çështje që varet prej meje se kur do të kthehemi në objektin komunal. Qeveria qysh vendos, ne bëjmë”, ka thënë ai.

Është konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur ndonjë përfaqësues serbë të interesuar për t’u bërë pjesë e Kabinetit të Kryetarit apo të udhëheqë drejtori në Komunën e Zveçanit.

Pas ceremonisë së betimit, Selvete Kelmendi, nga Partia Demokratike e Kosovës, është zgjedhur Kryesuese e Kuvendit Komunal, ndërkaq nënkryetari nuk është zgjedhur.

Asnjë përfaqësues serbë i interesuar të bëhet pjesë e kabinetit të kryetarit të Zveçanit

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika