Grubi dhe Ahmeti vizitojnë babain e Thaçit

Gjersa ish-presidenti Thaçi është duke qëndruar në paraburgim në Hagë së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të akuzuar për krime lufte, Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti kanë vizituar babain e ish-Presidentit, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë shkuar në vizitë te babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi.

Dukagjini mëson se vizita e tyre është duke vazhduar.

Aktualisht, ish-presidenti Thaçi është duke qëndruar në paraburgim në Hagë, së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të akuzuar për krime lufte.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika