Ish-ambasadori Peci: Fjalët nuk bëjnë punë, mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe të bankrotuar

Kapitulli i përkrahjes dhe i partneritetit të vendeve kyçe të Perëndimit me vendin tonë tanimë pothuajse është mbyllur! Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe të bankrotuar, ka thënë ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, njëherësh drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka thënë se “kapitulli i përkrahjes dhe partneritetit të vendeve kyçe të Perëndimit me vendin tonë tanimë pothuajse është mbyllur”.

Kështu është shprehur ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se po vjen koha “e izolimit e bankrotimit të Kosovës”.

“Po më duket se nuk jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në të cilën gjendemi. Fjalët dhe argumentet nuk bëjnë punë! Kapitulli i përkrahjes dhe partneritetit të vendeve kyçe të Perëndimit me vendin tonë tanimë pothuajse është mbyllur! Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe të bankrotuar! Fundi i fundit, qysh e lypshim e gjetshim!”, shkroi ai.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës, në rast se nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit, përfshirë këtu edhe sanksione ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, sipas një teksti të qeverisë amerikane, të siguruar nga Euronews Albania.

Faza e parë e sanksioneve do të përfshinte ngrirjen e të gjitha fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, fondet amerikane dhe projekte të tjera të financuara nga Perëndimi.

Faza e dytë do të ishte qëndrimi pasiv i aleatëve të Kosovës ndaj fushatës së Serbisë për mosnjohjen e shtetit të Kosovës, një riorganizim i prezencës ushtarake ndërkombëtare dhe një reduktim në shkallë të gjerë i kontigjentit amerikan në Kosovë, si dhe përjashtimi i Kosovës nga organizata të caktuara ndërkombëtare.

Dokumenti gjithashtu parashikon sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, nëse situata në terren degradon më tej. Kjo mund të përfshijë shpalljen nongrata të dy zyrtarëve, “me justifikimin se ata janë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”.

Euronews: Vizat – faza e parë e sanksioneve ndaj Kosovës nëse Kurti s’i bindet kërkesës ndërkombëtare

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika