22-vjeçarja me origjinë shqiptare e zhdukur prej vitit 2014 në Spanjë, gjendet e murosur

E ndjera me origjinë shqiptare dhe me kombësi italiane, ka jetuar në Romë deri në vitin 2011. Sipas raportimeve, trupi ishte fshehur në një arkë druri midis dy mureve të banesës që ndante me të dashurin, i cili kishte pranuar vrasjen e saj

Policia e Spanjës ka gjetur trupin e 22-vjeçares, Sibora Gaganit, e cila u raportua e zhdukur që nga korriku i vitit 2014, në Torremolinos të Malagas.

Siç raporton media spanjolle TGCOM, ish- i dashuri, Marco Gaio Romeo, ka pranuar se e ka vrarë atë.

Gagani, me origjinë shqiptare dhe me kombësi italiane, ka jetuar në Romë deri në vitin 2011. Sipas burimeve hetimore të cituara nga El Paìs, trupi ishte fshehur në një arkë druri midis dy mureve të banesës që ndante me të dashurin.

Hetimet filluan më 17 maj, kur Gaio Romero u arrestua me akuzën se theri me thikë partneren e tij të fundit, 28-vjeçaren spanjolle Paula, me të cilën kishte edhe një djalë. I arrestuari tërhoqi edhe vëmendjen e hetuesve për rastin  e 22-vjeçares me të cilën ishte zhvendosur në Spanjë pas takimit me të në Itali.

Policia gjeti trupin e së ndjerës të martën e 6 qershorit përmes sistemit me rreze, i cili mundësoi inspektimin e zonave në shtëpi, në këtë rast mureve.

Pranë saj është gjetur edhe një thikë e përgjakur, sipas agjencisë Efe.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika