Dita e Çlirimit, Krasniqi: Nderojmë dëshmorët dhe martirët e Prishtinës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar Ditën e Çlirimit të Prishtinës

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar Ditën e Çlirimit të Prishtinës.

Krasniqi ka thënë se “betimi i burrave të kombit”, më 10 qershor 1878 në Prizren, është  shndërruar “në amanet që do të përcillet brez pas brezi, për t’u përmbushur saktësisht 112 vite më vonë – në Prishtinë”.

“Më 10 qershor 1999, Serbia gjunjëzohet! Më 11 qershor 1999, Prishtina çlirohet! Më 12 qershor 1999 liria vjen në Kosovë! 112 vite sakrificë, dhembje, luftë e përpjekje për liri – pa humbur asnjëherë fokusin nga qëllimi final – çlirimi dhe pavarësia e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

I pari i PDK-së ka nderuar luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, “të cilët, u bën urë e dritë” për këtë ditë.

“Sot përulemi para vetëmohimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht dëshmorëve, të cilët besuan në idealin e luftës së tyre, edhe atëherë kur pak kush kishte më shpresa. Sot, është obligimi ynë, si shtet e popull, që duke kujtuar e nderuar të kaluarën, të ndërtojmë një vend të zhvilluar – ku secili mund të projektojë një të ardhme të dinjitetshme e prosperuese”, ka shtuar tutje Krasniqi.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika