Nipi i Driton Kukës fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik (U18)

Nipi i trajnerit të njohur kosovar Driton Kuka, Blini, ka fituar medaljen e artë në xhudo për grupmoshën U18 në kategorinë deri 90 kilogramë.

Kuka fitoi katër ndeshje në Kampionatin Ballkanik për Kadetë që u zhvillua në Krushevë të Maqedonisë së Veriut.

Ai u tregua i shkëlqyeshëm në të gjitha duelet, duke dominuar kundërshtarët.

I lumtur me suksesin e nipit të tij është shprehur edhe vetë Driton Kuka, i cili ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, me medalje të artë është stolisur edhe Uvejs Nesimi në kategorinë deri 50 kilogramë.

Në përgjithësi Kosova në këtë Kampionat Ballkanik (U18) fitoi edhe një medalje të argjendtë dhe një të bronztë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika