Policia e Kosovës publikon hartën e pozicionimit të policëve që u rrëmbyen nga Serbia

Tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer nga njësia speciale policore e Serbisë brenda territorit të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se pretendimet se ata ishin arrestuar brenda territorit të Serbisë nuk janë të vërteta. Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë

Policia e Kosovës e ka publikuar hartën e vendndodhjes së tre policëve, të cilët u rrëmbyen dhunshëm nga njësia speciale policore e Serbisë, brenda territorit të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se tre policët kufitarë të Kosovës u kidnapuan në mënyrë klasike nga njësia speciale policore e Serbisë.

Sipas tij, pretendimet e tyre se policët e Kosovës janë arrestuar brenda territorit të Serbisë, nuk janë të vërteta.

“Në formë të organizuar kanë kidnapuar tre zyrtarë të policisë së Kosovës, patrullues. Dua ta theksoj se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe. Policia dëshiron të theksojë se njësia patrulluese e kufirit ka qenë me detyrë zyrtare në pikë statike thellë në territorin e Kosovës, kanë qenë duke e kryer detyrën zyrtare për ta parandaluar kalimin e grupeve kriminale të kalojnë, ta ndalojnë kontrabandimin, përfshirë edhe dyshimet për armatim në atë pjesë”, ka thënë ai.

Kelani tha se njësitet e tjera të policisë kanë shkuar për asistencë për ndihmë të tre zyrtarëve policorë, por me të shkuar në vend të ngjarjes, ata nuk janë parë më aty.

“Fillimisht, njësiti policor më tre zyrtarë kanë parë se në atë lokacion kanë lëvizur persona të maskuar e të armatosur, që dyshohen të jenë forcat e armatosura speciale të Serbisë. Njësitet e tjera kanë shkuar për asistencë, me të shkuar kanë vërejtur vetëm automjetin zyrtar”, ka thënë ai.

Ai e ka demantuar raportimin nga Serbia se zyrtarët policorë janë pjesë e njësisë speciale, sipas tij, ata janë vetëm patrullues kufitar.

Sipas tij, ata kanë qenë në një pikë statike për ta penguar kontrabandën nga Serbia.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika