30 ditë paraburgim për tre policët e rrëmbyer, Haxhiu: Përmes autokratit Vuçiq, skenari për thellim të tensioneve po vazhdon

"Vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë. Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan"

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Tre policëve të Kosovës, të kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.

Për këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një postimi në Fcebook, duke thënë se përmes presidentit autokrat të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, skenari për thellimin e tensioneve.

“Skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat Vuçiq. Gjykata e dirigjuar nga lartë paska dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, të rrëmbyer dy ditë më parë në Leposaviq”, ka shkruara Haxhiu në Facebook.

Sipas Haxhiut, vlerat perëndimore dhe demokratizmi i shoqërisë duhet të jenë presion ndaj shtetit serb, pasi orkestrimi i institucioneve të drejtësisë nga Vucici nga pasoja ën Ballkan.

“Por për çfarë?

Vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë. Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan.

Demokracia nuk mund të ketë aleat autokracinë dhe as nuk mund të thellohet deri në absurd, të rri e heshtur ndaj autokratëve.

Policët e Kosovës duhet të lirohen sa më parë!”, ka shtuar Haxhiu

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika