Vizita në Kinë, Blinken: ShBA nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një konference në ambasadën amerikane në Pekin, deklaroi se ShBA nuk e mbështet pavarësin e Tajvanit

Vizita në Kinë, Blinken: ShBA nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një konference në ambasadën amerikane në Pekin ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit”.

Kështu deklaroi Blinken pas takimit me liderin kinez Xi Jinping gjatë ditës së hënë, duke theksuar se frenimi i ekonomisë së Kinës nuk është një qëllim amerikan.

“Ne nuk e mbështesim pavarësinë e Tajvanit. Ne mbetemi kundër çdo ndryshimi të njëanshëm të status quo-së nga secila palë”, ka thënë Blinken.

Siç, shkruan “Forbes”, Blinken ka bërë të ditur se të gjitha takimet e tij me zyrtarët e lartë në Kinë ishin konstruktive dhe përsëriti se konkurrenca midis Kinës së SHBA-së nuk duhet të “kalojë në konflikt”.

Tajvani e sheh veten si të ndryshëm nga kontinenti kinez, me kushtetutën e vet dhe udhëheqësit e zgjedhur, ndërsa, Pekini e sheh atë si një provincë rebele të Kinës.

Këto deklarime të Blinken vijnë pasi dukej se administrata amerikane në krye me presidentin, Joe Biden ishin larguar nga politika e Uashtingonit “Një Kinë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika