Gërvalla: Një përfaqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë ka vizituar të burgosurit serbë në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla Schwarz, në një konferencë për media, ka thënë se një përfaqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë ka vizituar të burgosurit serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës Donika Gërvalla Schwarz, në një konferencë për media

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla Schwarz, në një konferencë për media, ka thënë se një përfaqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë ka vizituar të burgosurit serbë gjatë së martës.

Në këtë konferencë për media kryeministri Kurti u pyet se nëse ka pasur dakordim që përfaqësuesit e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë e Beograd t’i vizitojë të burgosurit respektivë, kryeministri Albin Kurti e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk ekziston kurrfarë barazie. Të burgosurit kanë të drejta. Të burgosurit janë të privuar nga liria, por jo nga të drejtat. Edhe nëse nuk do të ishte e mundshme që të vizitoheshin tre policët tanë, ne nuk do të ishim hakmarrë. Dënimin e të burgosurve t’i diferencojmë sipas pazareve politike, siç mund të mendojë një shtet autokratik. Ne jemi shtet demokratik. Nuk i privojmë të burgosurit nga të drejtat”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

Milun Milenkoviq (Llune), Nemanja Vllaskoviq dhe Dalibor Spasiq janë arrestuar nga institucionet e Kosovës për shkak të sulmeve në veri gjatë kësaj jave.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika