“Profa” vazhdon të “godas” Giresse: Ishte pa ide dhe vizion

Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, ka vazhduar të kritikojë ish-përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, po diskutohet rreth largimit të Giresse nga posti i selektorit të ‘Dardanëve’.

Sipas Bylbyl Sokolit, tekniku francez nuk kishte mundur të kontrollojë grupin e futbollistëve.

“Ky përzgjedhës nuk ka mundur të kontrollojë grupin. Ky përzgjedhës nuk ka pasur ide, vizion se si do të duket ekipi ynë,” tha Sokoli.

Tutje, ai tha se Kosova në kualifikimet për ‘Euro 2024’ ka pasur një grup jo edhe aq të vështirë në letër.

“Të gjithë kemi qenë të mendimit se Kosova ka qenë në një grup ku ka gjasa reale të kërkojë kualifikimin. Kjo nuk ka ndodhur dhe jemi ku jemi. Njeriu i cili është përgjegjësi kryesor për këtë situatë është shkarkuar,” tha Sokoli.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika