Serbët mblidhen nesër për Vidovdanin, kërkohet vigjilenca e institucioneve

Ndryshimit i lokacionit të manifestimeve të Vidovdanit, nga afërsia e Obiliqit në manastirin e Graçanicës nga ekspertët e sigurisë po vlerësohet situatë e kontrollueshme pa asnjë problem nga Policia e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë. Ndërkaq në rrafshin e mesazheve me prapavijë politike, historianët thonë se Kisha Ortodokse Serbe dhe shteti po duan që simbolikisht problemet e veriut t'i bartin edhe në pjesë tjera të Kosovës

Kisha Ortodokse Serbe dhe shteti, edhe si platformë politike edhe si kostume, gjithmonë qëndrojnë afër.

Dëshmi të gjalla janë pamjet e shënimit të 600 vjetorit të betejës së Kosovës në Gazimestan afër Obiliqit, përvjetor në të cilin, kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq hapi kapitullin e përgjakshëm të shfarosjes së fqinjëve, ndër ta edhe shqiptarët e Kosovës.

Vidovdani prapë do të organizohet nën strumbullarin e Kishës Ortodokse, por në tjetër lokacion.

Manifestimi nis nga ora 07:00 në mëngjes, ndërkaq kjo do të jetë foltorja, e këtu do të qëndrojnë ulur një pjesë e të ftuarve. Anash tyre me shumë gjasë do të jenë qindra serbë anë e mbanë Kosovës.

Vendimi për të ndryshuar lokacionin është marrë nga peshkopi Teodosije Shibaliq.

Prifti serb në rolin e institucionit të sigurisë ka ardhur në përfundim se lokacioni ndërrohet për shkak të situatës së sigurisë.

Për këtë çështje përkujdeset Policia e Kosovës, e cila sipas ekspertëve të sigurisë, kanë dijen dhe përgatitjen për çfarëdo situate që mund të ndodhë të mërkurën.

“Ajo që duhet të jetë vigjilente është Shërbimi jonë i Inteligjencës, Inteligjenca e Policisë duhet të kujdeset nga infiltrimi i personave të cilët mund të jenë të orkestruar nga shërbimet inteligjente serbe për të krijuar incident të cilin Vuçiqi e dëshiron edhe Kisha Ortodokse Serbe e dëshiron”, ka thënë Fadil Kajtazi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Miti mbi betejën e Kosovës, sipas historianëve, mori hov në shekullin 17-18 kur nisi zgjimi i nacionalizmave në Ballkan.

Beteja në të cilën luftuan gjithë popujt e Ballkanit por që lavdinë e përvetësoi mitologjia serbe, sipas historianëve, deri tash nuk mbahet mend të jetë festuar larg Gazimestanit.

“Prapë është një lloj manipulimi për faktin se serbët tani pretendojnë për përhapjen ose identifikimin e këtij miti.. Është një lloj aludimi i pastër politik që problemet e veriut t’i bartin edhe në pjesë tjera të Kosovës. Në njëfarë mënyre beteja e Vidovdanit ka qenë njëfar lloj burimi i cili ka rezultuar me njëfarë lloj politike e cila politike ju ka sjellë dëme dhe probleme gjithë Ballkanit”, ka thënë Muhamet Mala, historian.

Në anën tjetër, Kajtazi thotë se është e çuditshme se si në Kosovë lejohet shënimi i kësaj date, duke pasur parasysh në këtë datë Millosheviqi nisi fushatën e shfarosjes së popujve fqinj.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika