Ish-ministri i MPB-së: Sulmet në veri s’do të ndalen derisa të përmbushet skenari i Serbisë, po përdoret strategjia ruse

"...Ky skenar është hartuar edhe me strategjinë që e ka pasur Rusia para okupimit të Ukrainës, para opinionit ndërkombëtarë komuniteti serb me e përshkru si popullatë që nuk jeton në siguri dhe shteti i Kosovës nuk ka mundësi të iu ofroj siguri"

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se sulmet në veri të Kosovës nuk do të ndalen derisa të përmbushet skenari i Serbisë.

Sipas Gashit, ky skenar i Serbisë ka krijuar një situatë të tensionuar dhe të pasigurt, duke shtuar se ky skenar, gjithashtu, është hartuar me strategjinë ruse.

“Këto sulme nuk do të ndalen deri sa të përmbushet objekti që Serbia e ka hartuar, për të krijuar një situatë të tillë, që krijon një pasiguri jo vetëm për pakicën serbe atje, por për të gjithë qytetarët. Ky skenar është hartuar edhe me strategjinë që e ka pasur Rusia para okupimit të Ukrainës, para opinionit ndërkombëtar komuniteti serb me e përshkrua si popullatë që nuk jeton në siguri dhe shteti i Kosovës nuk ka mundësi t’iu ofrojë siguri”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika