Prokuroria ngritë aktakuzë kundër dy personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimet se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare. Ata po dyshohen se mes viteve 2011 deri në 2018 i kanë mundësuar kompanisë nga Tirana “TCN”, përfitime të paligjshme

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se kanë ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet B.N dhe D.M për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit nga prokuroria dyshohet se nga shtatori i vitit 2011 deri në gusht të 2018-tës në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), e më pas në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), i kanë mundësuar një kompanisë nga Tirana OE “TCN”, përfitime të paligjshme.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Aeroporti “Adem Jashari”

Në vitin 2011 AShNA (Agjencia për Shërbime të Navigacionit Ajror) kishte shpallur tenderin për projektin “Furnizimi dhe instalimi i pajisjeve të navigimit ajror”. Vlera e këtij tenderi për të cilën është ngritur aktakuzë ndaj dy personave ishte rreth  8 milionë euro.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika