Tahiri: Kurti duhet ta përmirësojë demarkacionin me Malin e Zi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka për detyrë ta trajtojë dhe përmirësojë demarkacionin me Malin e Zi. Sipas tij deklaratat e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, janë të kuptueshme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emisionin Debat Plus, të Rtv Dukagjinit, i ka komentuar deklaratat e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili kishte thënë se nuk do ta ridiskutojnë temën e demarkacionit me Kosovën.

Tahiri tha se i kupton deklaratat e Abazoviqit, dhe se përgjegjësia për ta trajtuar këtë çështje më shumë i takon Qeverisë së Kosovës.

Sipas Tahirit, kryeministri Kurti e ka për detyrë që ta përmirësojë demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Ne e kemi sjellë në kuvend një letër të dy presidentëve… kemi votu raportin e komisionin shtetëror dher marrëveshjen. Është detyrë e qeveirsë Kurti të merret me të, për arsye siç dihet Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje, ëëhtë detyrë e tij (Kurtit) që ta trajtojë këtë temë me palët tjera dhe ta përmirsojë”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas Tahirit, Qeveria e Kosovës duhet të mundohet që dëmi i shkaktuar sipas tij të minimizohet.

Tutje, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti të dhënë në kuvend, para disa muajsh, i cili duke ju drejtuar Ramush Haradinajt, i kishte thënë se partia e tij e ka “lëshuar bajrakun”, sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.

Tahiri, ka thënë për Kurtin, se me deklaratat e tija po bëhet qesharak.

“Kurti ka filluar të bëhet qesharak, ky cka po fol e cfarë veprime po bën po del qesharak. Ky njeri ka thënë se nuk ulet kurrë me Vuçiqin,  ky prej pikës së shtatë  e ka kthyer dialogun në pikën një. Ky i ndërron fjalët sikurse frynë era. Ne nuk e kemi lëshu bajrakun…”, ka thënë ai.

Në fund Tahiri, është shprehur se partia e tij AAK i ka rënë pishman se pse në vitin 2015 kanë bashkëpunuar me kryeministrin e tanishëm Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika