Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin: Ka mirëkuptim për tri pikat e paraqitura nga BE-ja

Në një deklaratë pas takimit me Kryeministrin Kurti, Lajçak ka thënë se tashmë duhen diskutuar hapat konkretë në ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka theksuar se BE nuk është e lumtur që gjindet në një pozitë ku do duhej të bënte prezantimin e masave

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka mirëkuptim nga pala kosovare për të ecur përpara në  tri pikat e prezantuara nga Bashkimi Evropian.

Në një deklaratë pas takimit me Kryeministrin Kurti, Lajçak ka thënë se tashmë duhen diskutuar hapat konkretë në ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Nuk është detyrë e lehtë dhe as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë, të sinqertë e të hapur. Më duhet të zgjedh fjalët por çka dua të them është se ka mirëkuptim në nevojën për të ecur përpara në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthimin në normalizim. Duhet të diskutojmë akoma hapat konkretë që duhet të merren. Ai ka prezantuar pikëpamjet e tij, unë prezantova idetë e mija. Takimi i gjatë, por shumë i rëndësishëm për të kuptuar pozitat e njëri-tjetrit më mirë, por jemi pajtuar që procesi të vazhdojmë”, ka thënë Lajçak.

Lidhur me sanksionet nga BE-ja, Lajçak ka deklaruar se BE nuk është e lumtur që gjindet në një pozitë ku do duhej të bënte prezantimin e masave. Ai thekson se nuk do sanksione për asnjërën palë.

“Dëshira ime është që të mos kemi sanksione ndaj Kosovës e Serbisë. Dëshira ime është të mos kemi sanksione dhe të kemi të dyja palët në Bruksel, të negociojnë si të zbatojnë marrëveshjet”, ka deklaruar Lajçak

Vizita e Lajçak vjen si përpjekje për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.

Ndërkaq, tensionet në veri nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – nën asistimin e policisë – hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika