Nën kushte të rënda atmosferike piloti tenton të aterojë në Aeroportin Prishtinës, “rrezikon” pasagjerët – devijohet fluturimi për në Aeroportin e Shkupit

"Ajo çfarë ishte e pa kuptimtë është tentativa e pilotit të kompanisë Trade Air që të provonte të ateronte në Prishtinë përkundër kushteve të rënda atmosferike.  Në momentin e futjes në stuhinë e fuqishme e cila po qëndronte mbi Aeroportin e Prishtinës"

Nën kushte të rënda atmosferike piloti tenton të aterojë në Aeroportin Prishtinës, “rrezikon” pasagjerët - devijohet fluturimi për në Aeroportin e Shkupit

Njohësi i aviacionit civil, Arlind Imeri, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se aeroplani i linjës Basel-Prishtinës ka devijuar fluturimin për në Aeroportin e Shkupit.

Sipas Imerit, ishte e pakuptimtë tentativa e pilotit të aeroplanit të provonte të ateronte të Prishtinë, përkundër kushteve të rënda atmosferike.

“Dje për shkak të kushteve të rënda atmosferike, aeroplani i linjës Basel – Prishtinë ka qenë i obliguar të devijoj fluturimin për në Aeroportin e Shkupit.  Për hirë të së vërtetës, deri këtu gjithçka në rregull. Ajo çfarë ishte e pa kuptimtë është tentativa e pilotit të kompanisë Trade Air që të provonte të ateronte në Prishtinë përkundër kushteve të rënda atmosferike.  Në momentin e futjes në stuhinë e fuqishme e cila po qëndronte mbi Aeroportin e Prishtinës, aeroplani u përfshi nga një turbulencë dhe humbje të lartësisë që nuk e kisha parë ndonjëherë më parë, gjë që shkaktoi panik dhe frik tek pasagjerët që ishin në bord”, ka shkruar Imeri.

Imeri ka theksuar se veprimi i pilotit ka “rrezikuar” 180 pasagjerët që ishin në bord dhe si pasojë e kësaj pasagjerët janë detyruar të zbresin në Aeroportin e Shkupit.

“Mbi 5 minuta tmerr që nuk kisha parë ndonjëherë, përgjegjës të vetëm kanë qenë pilotët e kësaj linje, sepse nuk eshte normale rrezikimi i mbi 180 jetëve vetëm pse ka rastisë që në bord të jetë një pilot i krisur. Si pasojë e kësaj, disa pasagjer të cilët kishin përjetuar sulme të panikut, u detyruan të zbritnin në Aeroportin e Shkupit për të kërkuar ndihmë mjekësore.  Më vonë dë të dal me një shkrim për fluturimin, sjelljen e kosovarëve në këtë fluturim e deri tek përjetimet nga turbulenca”, ka shtuar Imeri.

Gjithashtu, Imeri ka shpërndarë një video, ku shihen dhe dëgjohen pasagjerët të kenë frikë dhe panik.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika