Haziri edhe një mandat në krye të degës së LDK-së në Gjilan

"Sot në Gjilan u përmbyll suksesshëm procesi i brendshëm zgjedhor. Mbi 3000 qytetarë e veprimtarë të përfshirë në procesin demokratik zgjedhor të degës mbyllën Kuvendin X Zgjedhor në Gjilan për ta konfirmuar edhe për një mandat tjetër kryetar, Lutfi Hazirin"

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Lutfi Haziri, është zgjedhur edhe për një mandat tjetër si kryetari i degës së LDK-së në Gjilan.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku theksohet se mbi 3000 qytetarë e janë përfshirë në procesin zgjedhor.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar delegatët e Kuvendit Zgjedhor, anëtarët për angazhimin e tyre në procesin e brendshëm demokratik.

“Sot në Gjilan u përmbyll suksesshëm procesi i brendshëm zgjedhor. Mbi 3000 qytetarë e veprimtarë të përfshirë në procesin demokratik zgjedhor të degës mbyllën Kuvendin X Zgjedhor në Gjilan për ta konfirmuar edhe për një mandat tjetër kryetar, Lutfi Hazirin. Pëkrahja për Lutfi Hazirin është e pakontestueshme si rezultat i punës dhe angazhimit të tij të pashoq në sferën e artikulimit të nevojave dhe interesave të qytetarëve të Gjilanit. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku falënderoi delegatët e Kuvendit Zgjedhor, anëtarët dhe të gjitha ato gra dhe burra të ndershëm e fisnik për angazhimin e tyre në procesin e brendshëm demokratik. Lidha Demokratike e Kosovës po përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor në gjithë Kosovën. Ka hapur dyert për shumë të rinj që kanë profile të ndryshme profesionale por që i bashkon një ideal dhe orientim i përbashkët rreth parimeve të djathta që identifikohen me LDK”, thuhet në njoftim e LDK-së.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika