ORCA akuzon MAShT-in për nxitjen e uljes së cilësisë në akreditim për kolegjet private

Organizata për Përmirësimin e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka akuzuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) se ka inkurajuar dhe ndihmuar në uljen e cilësisë në procesin e akreditimit të kolegjeve private

“Agjencia e Kosovës për Akreditim ka pranuar bartës të programeve për akreditim në Infermieri në dy kolegje private, të cilët janë vetëm me gradën shkencore Master, ndërkohë që rregullativa e fuqishme kërkonte bartës me doktoraturë”.

Kështu ka thënë Dibran Hoxha, përfaqësues i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), duke shtuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë, i cili është përgjegjës për akreditimin, ka pasur një përbërje tjetër në janar të këtij viti dhe kishte vendosur që bartësit duhet të kenë grada shkencore PhD.

Ky ndryshim, siç ka bërë të ditur Hoxha, në kriteret e akreditimit ka sjellë pasojën që programi në fizioterapi i Universitetit të Prishtinës të mos akreditohej.

ORCA shpreh shqetësimin e saj për këtë situatë, duke e quajtur atë dëmtim të cilësisë së arsimit të lartë në vend.

Hoxha, nëpërmjet një postimi në Facebook, gjithashtu ka theksuar se programet në infermieri janë programet më të shitura të kolegjeve private, të cilat, sipas tij, kanë një histori të gjatë të dëmtimit të cilësisë së arsimit të lartë në vend.

Për më tepër, ORCA ka kritikuar MAShT-in (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë) për përshëndetjen e veprimit të Agjencisë, pasi Ministria e kishte quajtur “nivel i lartë cilësie”.

Ky reagim i çuditshëm është i dyshimtë sipas ORCA-s, veçanërisht kur kriteri i deritanishëm ka qenë që bartësit të kenë grada shkencore PhD.

Hoxha ka vlerësuar se ky është në fakt një niveli të ulët cilësie.

“Për më tepër, në mënyrë të çuditshme MAShTI ka përshëndetur këtë veprim të Agjencisë duke e konsideruar ‘nivel i lartë cilësie’. Ky reagim i çuditshëm i MAShTI-t është i dyshimtë, ndërkohë ORCA është e shtrënguar ta përqeshë kualifikimin ‘nivel i lartë cilësie’ të bartësve me grada shkencore Master, aq më tepër kur deri tash kriteri ka qenë grada shkencore PhD. Ky është nivel i ulur i cilësisë”, thuhet në reagimin e Hoxhës.

ORCA ka njoftuar publikun se do të vazhdojë të jetë e vigjilentë ndaj zhvillimeve të reja dhe planifikon të organizojë aksione protestuese para MAShT-it, Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe rektoratit të Universitetit të Prishtinës, me “qëllim të kundërshtimit të mungesës së transparencës në MAShT dhe tendencës për ulje të cilësisë në fushën e akreditimit dhe avancimeve akademike”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika