Gërvalla: Ambasadori Berishaj gëzon besimin tonë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po akuzohet për përfshirje në një skandal financiar, ka qenë në ministrinë që ajo drejton dhe ka raportuar për këtë çështje. Sipas saj nuk ka asgjë të vërtetë nga akuzat që i janë bërë atij

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, si duket nuk i është lëkundur besimi tek Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj.

Berishaj, emri i të cilët është përfolur për një skandal të mundshëm financiar në Slloveni, sipas ministres Gërvalla do të vazhdoj ta ushtroj detyrën e tij në shtetin kroat.

Ministrja Gërvalla, ka bërë të ditur se është takuar dhe kanë biseduar me të, dhe se sipas saj akuzat e drejtuar ndaj tij nuk kanë ndonjë bazë dhe se nuk ka asnjë vepër penalë që e ka kryer ambasadori Berishaj.

“Sa i përket ambasadorit Berishaj, e kam një deklaratë  të tij të gjatë me shkrim, ka qenë në ministri kemi biseduar, ne e konsiderojmë si kampanjë të një mediumi kundër tij. Deri në këtë moment që po flasim akuzat nuk  kanë diçka të vërtetë. Ka raportime të mediave të tjera që e tregojnë të kundërtën e saj. Ambasadori nuk shkarkohet pa pasur prova për të. Nuk ka asnjë vepër penale që mund ta ketë kryer ambasadori Berishaj”, ka deklaruar ajo.

Gjatë muajit të kaluar emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj u përmend nga mediat sllovene për përfshirje në një skandal financiar.

Kompania MB Consulting e Berishajt sipas disa mediave sllovene pretendohej se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme. Këto pretendime i ka mohuar vetë ambasadori Berishaj duke paralajmëruar padi për shpifje.

Pas këtyre raportimeve, Agjencia Kundër Korrupsionit, ka nisur procedurat për verifikimin e pasurisë së tij.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika