Zjarri përfshiu ETC-në në Klinë, flet Ramiz Kelmendi

Në një përgjigje për Dukagjinin, Kelmendi ka deklaruar se në momentin e përfshirjes së objektit nga zjarri, asnjë person nuk ka qenë brenda objektit. Ai ka deklaruar se është rrugës për te vendi i ngjarjes

Një market i ETC-së në Klinë është përfshirë nga zjarri, ka konfirmuar pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Kelmendi ka deklaruar se në momentin e përfshirjes së objektit nga zjarri, asnjë person nuk ka qenë brenda objektit.

“Po, mund të konfirmoj se është përfshirë nga zjarri. Nuk ka qenë i hapur marketi, ndërsa shkaqet nuk i di akoma. Jam rrugës për atje”, ka deklaruar ai.

Dukagjini ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por nuk ka pranuar përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar foto nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, qendra e ELKOS në Pejë e Kelmendit ishte përfshirë nga zjarri gjithashtu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika