Stuhi tjetër në Serbi, vdesin një fëmijë dhe një grua

Mediat lokale njoftuan se një djalë 12-vjeçar dhe një grua kanë humbur jetën në Serbi gjatë një stuhie tjetër vdekjeprurëse

Një pemë e shkulur nga stuhia në Novi Sad, Serbi, më 21 korrik 2023.. Foto: Jovana Krstiç (RFE/RL)

Këtë të shtunë, mediat lokale njoftuan se një djalë 12-vjeçar dhe një grua kanë humbur jetën në Serbi gjatë një stuhie tjetër vdekjeprurëse e cila goditi Ballkanin.

Stuhia e së premtes fillimisht goditi Slloveninë, duke vazhduar drejt Kroacisë, e më pas drejt Serbisë dhe Bosnjës, ku solli erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm.

Autoritetet raportuan probleme me furnizimin me energji elektrike dhe dëme të mëdha, raporton AP.

Të mërkurën, një stuhi tjetër vrau gjashtë persona në rajon – katër prej të cilëve në Kroaci, një në Slloveni dhe një në Bosnjë.

Meteorologët kanë thënë se stuhitë ishin aq të fuqishme, sepse pasuan disa ditë jashtëzakonisht të nxehta. Ekspertët thonë se kushtet e motit ekstrem me gjasë janë nxitur nga ndryshimet klimatike.

Në qytetin verior serb të Novi Sadit, djali 12-vjeçar u gjet i vdekur në rrugë gjatë stuhisë, por mbetet e paqartë nëse ai ishte goditur nga rrufeja apo është vrarë nga rryma, ka njoftuar televizioni shtetëror RTS.

Mediat lokale thonë se Novi Sadi është goditur më së ashpri, ku stuhia ka dëmtuar çatinë e një qendre ekspozitash në qytet. Rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa shumë rrugë kanë mbetur të bllokuara në mëngjesin e 22 korrikut.

Policia serbe ende nuk ka lëshuar një njoftim zyrtar për shkallën e dëmeve të shkaktuara nga stuhia. /REL

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika