“Kampi Belverde” nga nesër do të quhet “Enver Zymberi”

Sot janë bërë 12 vjet nga aksioni i 25 dhe 26 korrikut i Policisë së Kosovës në veri të vendit. Aksioni për shtrirje të sovranitetit në atë pjesë të Kosovës, nuk kishte shkuar i gjithi sipas planit. Pas një sulmi me snajper, kishte mbetur i vdekur polici Enver Zymberi. Megjithatë, ky aksion po vlerësohet si pikënisje e shtrires së sovranitetit në komunat veriore të Kosovës

Dy muajt e fundit nuk ishin të vetmet të tensionuara në veri të Kosovës.

Përballë një sfide ata ishin gjendur edhe 12 vite më parë kur nisi një prej aksioneve të para për shtrirje të sovranitetit në veriun e vendit për të marr në kontroll pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Mirëpo rruga për të përfunduar këtë aksion ishte tragjike.

Rrugës për në pikën kufitare në Bernjak u gjuajtë me armë mbi policinë e Kosovës ku një nga plumbat përfundoi në kokën e policit, Enver Zymberit.

Polici që ishe shtënë me armë ishte dërguar në Spitalin e Mitrovicës së Jugut e pranimne  të cilit e kishte bërë doktori Nuredin Fazliu.

Edhe tash pas 12 viteve Falizu kujton se në cfarë gjendje ishte dërguar Enver Zymberi në spital.

Nuredin Fazliu, doktori që trajtoi Enver Zymberin ka thënë se “Plumbi ka qenë në kokë, regjioni i majtë tek ashti i mollëzës të faqës dhe vijimi ka qenë deri tek unaza 2-3 qafore edhe gjuha ka qenë e atakume dmth ka qenë vec një si rrypë apo dizgë e kapne”.

Tentimi për ta kthyer në jetë Zymberin ishte i shpeshtë.

Fazliu ka thënë se “Ka qenë pa shenja jete, i kemi dhanë të gjitha masat reanimative urgjente, disa herë ja kemi kthy aksionin e zemrës e disa herë është ndalu”.

Prezent në momentin kritik ishte edhe Halit Berani nga KMDLNJ. Ai madje kishte siguruar fotografinë nga momenti kur ai ishte duke u trajtuar.

Berani ka thënë se “Unë isha aty prezent, e kam bërë inqizimin dhe fotografinë por pa sukses sepse ishte plaga shumë e rëndë dhe ishte në vend të keq, në kokë, përkatësisht në boshtin kurzor të qafës dhe më vonë kanë ardh kfori me helicopter dhe prej spitalit të Mitrovicës e kanë dërguar për në Bonstil ku edhe atje edhe ka ndrru jetë”.

Kampi Belvedere në Mitrovicë nga data 26 korrik do të mbajë emërim të ri e që sipas burimeve të Dukagjinit do të mbajë emrin e policit Enver Zymberi.

Sipas njoftimit zyrtarë të Policisë së Kosovës pllaka e emërimit bëhet në ditën memoriale të policëve të rënë në detyrë.

 

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika