Ukraina dhe Kroacia bien dakord për përdorimin e porteve kroate për eksportin e grurit

Ukraina dhe Kroacia kanë rënë dakord për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Detin Adriatik për eksportin e grurit ukrainas

Një transportues i drithërave ukrainase duke hyrë në portin e Stambollit. Nëntor, 2022.

Ukraina dhe Kroacia janë pajtuar për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe në Detin Adriatik për eksportimin e drithërave ukrainase.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pas bisedimeve me homologun kroat.

Rusia këtë muaj është tërhequr nga marrëveshja për drithërat që kishin ndërmjetësuar Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Kjo ka pamundësuar që Ukraina një prodhuese globale e drithërave të eksportojë në mënyrë të sigurt prodhimet bujqësore nga portet në Detin e Zi teksa lufta po vazhdon.

“Tani do të punojmë që të ndërtojmë rrugë efikase në këto porte dhe të përfitojmë nga kjo mundësi”, ka thënë Kuleba pas takimit më Gërliq Radman në Kiev.

“Çdo kontribut për të zhbllokuar eksportin, çdo derë që hapet është një kontribut i vërtetë dhe efektiv për sigurinë ushqimore të botës”, ka theksuar ndër të tjera Kuleba.

Ukraina aktualisht varet nga eksporti përmes rrugëve tokësore në Bashkimin Evropian, por në rrugët alternative përmes lumit Danub.

Më herët gjatë këtij muaji, Rusia që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 sulmoi infrastrukturën përgjatë një rruge tokësore që përdoret për eksportimin e produkteve ukrainase./ REL

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika