Udhëzimi për peticione i MAPL-së, Krasniqi: Nuk vlen vetëm për veriun

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pritet që në fillim të muajit tjetër ta ketë të përfunduar Udhëzimin e Administrativ që rregullon formën e peticionit për largimin e kryetarëve të komunave. I njëjti, sipas ministrit Krasniqi, nuk vlen vetëm për kryetarët në veri, derisa ka folur edhe për mundësinë e bojkotimit të sërishëm të zgjedhjeve nga Lista Serbe

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një konferencë për media

Për t’i futur brenda komunave kryetarët e porsazgjedhur në atë kohë u desh ndihma e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Por rrugën jashtë për ta, tani qeveria po e përcakton me një udhëzim administrativ.

Një ditë pasi doli në publik, për të ka folur Ministri Elbert Krasniqi, gjatë një vizite në komunën e Lipjanit, ku tha se grupi punues, ka afat 1 muaj kohë për përfundimin e tij.

I njëjti, sipas Krasniqit, nuk vlen ekskluzivisht për kryetarët e veriut, derisa është pyetur edhe për situata hipotetike, kur peticionet, nuk do të nënshkruheshin e Lista Serbe nuk do të merrte pjesë në zgjedhje.

Megjithatë, kritikat nuk kanë munguar nga opozita për veprimin e ministrisë që drejtohet nga Krasniqi, që e konsiderojnë si zmbrapsje.

“Ju kam treguar që në fillim se Albin Kurti ka me u tërheq nga veriu, sepse kudo që deri sot ka hy është tërhequr”, ka thënë Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së.

Njohësi i rrethanave politike në vend, Abit Hoxha, thotë se situata e krijuar për më shumë se dy muaj, nuk ka shkuar aspak në favor të vendit.

“E vetmja punë pozitive në krejt këtë situatë është që e kemi marr vesh që nuk duhet me marr vendime të pakoordinume kështu që me ju përgjigj asaj pyetjes së Kryeministrit pra “me koordinim” përndryshe Kosova nuk ka asnjë përfitim prej gjithë kësaj sharade të organizume”, ka deklaruar Hoxha.

Gjatë së martës, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se presin nga Qeveria e Kosovës të përmbushë zotimet e saj dhe të lejojë  mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

Po ashtu, Hovenier ka theksuar edhe kërkesat që u janë dhënë udhëheqësve të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja, gjatë qëndrimit të tyre në Uashington javën e kaluar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika