Shehu i LDK-së e quan “skandal” emërimin e Radomiroviq si zëvendësministër

Emërimi i Radojica Radomiroviq si zëvëndësministër për Komunitete dhe Kthim është cilësuar si një padrejtësi dhe skandal nga pjesëtari i LDK-së, Shefqet Shehu

Si “ndër skandalet më të mëdha të mundshme” është cilësuar emërimi i Radojica Radomiroviq si zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim nga ana e anëtarit të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shefqet Shehu.

Në një intervistë në “FIVE” të RTV Dukagjini, Shehu ka deklaruar se emërimi i Radomiroviq si zevëndësministër ishte tronditës për të dhe se një emërim i tillë paraqet një padrejtësi për vendin.

“Gjersa isha duke lexuar artikullin, të them të drejtën kam qenë i ri viteve të 90-ta dhe për një moment më doli përpara e gjithë ngjarja, ajo masakra që ka ndodhur në Prekaz e të tjera. U shtanga dhe nuk dija si të reagoja. Ishte më shumë se ofenduese, më shumë se e papranueshme. Nuk di çka të them, por mund të them se është ndër skandalet më të mëdha të mundshme, një padrejtësi e madhe që ju ka bërë të kaluarës e të tashmes. Rrjedhimisht, edhe të ardhmes”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, në media është raportuar se Radomiroviq kishte qenë pjesë e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Qeveria i ka mohuar pretendimet e tilla duke deklaruar se Radomiroviq kishte qenë pjesë e stafit civil.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika