Shkëmbim zjarri mes Policisë dhe të dyshuarve për kontrabandim në veri

Një shkëmbim zjarri në mes një grupi kontrabandistësh dhe Policisë së Kosovës ka ndodhur në rrethinën e Komunës së Zubin Potokut. Nga rasti nuk ka të lënduar ndërsa të arrestuar numjërohen 5. Një tjetër është akoma në kërkim

Policia e Kosovës

Katër serbë dhe një shqiptar janë arrestuar nga Policia e Kosovës në afërsi të Çeçevës së Zubin Potokut, nën dyshimin se të njëjtit merreshin me kontrabandë.

Një tjetër, sipas burimeve të Portalit Dukagjini, është akoma në kërkim dhe se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar.

Gjatë tentimit për t’i ndaluar, grupi i të dyshuarve i ka sulmuar me armë zjarri Policinë e Kosovës dhe më pas, Policia është kundërpërgjigjur ndaj tyre.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.

Ky i fundit ka njoftuar se nga ky rast nuk ka ndonjë të lënduar.

“Në rrethinën e Zubin Potokut, Policia ka hasur në një veturë që dyshohej që merrje me kontrabandë. Në tentim për t’i ndaluar ka pasur të shtëna me armë. Policia ka shkëmbyer zjarr. Nga rasti nuk ka të lënduar dhe as të vdekur. Kemi konfiskuar 4 vetura dhe një kombi. Të arrestuar janë 5 persona, katër serbë dhe një shqiptar”, ka deklaruar Elshani.

Tutje, ai shtoi se furgoni ishte duke bartur cigare të kontrabanduara.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika