Jasharaj: Fillimi i vitit shkollor me kohë s’varet nga ne, nuk kemi kërkesa për greva

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASKK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se shkollat në gjithë vendin janë përgatitur që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator, por që kjo nuk varet prej tyre. Sipas tij, brengosëse mbetet mosshpërndarja e teksteve shkollore me kohë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASKK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se shkollat në gjithë vendin janë përgatitur që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator, por që kjo nuk varet prej tyre.

Ai u shpreh i lumtur që këtë vit nuk do të ketë grevë si vitin e kaluar. Por, sipas tij, brengosëse mbetet mosshpërndarja e teksteve shkollore me kohë.

“Unë jam i bindur se shkollat me mundësit e veta janë përgatitur për vitin e ri shkollor, por kjo nuk varet prej tyre, nuk varet as prej drejtorive arsimore dhe element kyç dhe problematik, nuk kemi kërkesa për greva këtë vit si në të kaluarën”, ka theksuar Jasharaj.

Duke komentuar deklaratën e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se në fund të javës do të dihet më shumë rreth shpërndarjes së teksteve, Jasharaj pohoi se kjo mund të shkaktojë probleme për shkollat, shkruan EO.

Ai bëri të ditur se të gjithë mësimdhënësit do të paraqiten në shkolla që nga data 20 dhe do të jenë të gatshëm që të pranojnë librat nga Ministria.

“Por elementi kyç që mund të krijojë problem te viti shkollor është mosshpërndarja me kohë e teksteve shkollore sepse ministrja Nagavci ka premtuar me pompozitet se do t’i kemi tekste shkollore, bile në fillim të muajit gusht, tekste nuk janë. Ajo edhe para mediave nuk dha ndonjë përgjigje”.

Kreu i SBASHK-ut pati kritika për mungesën e investimeve në infrastrukturën shkollore, duke thënë se Qeveria Kurti, në vend se të furnizojnë shkollat me laptopë, nuk po mund të sigurojë as ujë të pijes e shkumësa.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika