Ambasada e SHBA-ve në Bjellorusi ngre alarm

Ambasada amerikane në Bjellorusi ka paralajmëruar qytetarët e vetë që jetojnë në shtetin fqinj me Rusinë të largohen menjëherë nga vendi

Ambasada amerikane në Bjellorusi ka paralajmëruar qytetarët e vetë që jetojnë në shtetin fqinj me Rusinë të largohen menjëherë nga vendi.

“Qytetarët amerikanë në Bjellorusi duhet të largohen menjëherë”, thuhej në mesazhin e ambasadës amerikane sot.

Lajmërimi vjen pasi shumë vende, përfshirë Lituaninë, kanë mbyllur pikat kufitare me vendin pasi pritet një prani në rritje e rusëve.

“Planifikoni të niseni nëpërmjet pikave kufitare të mbetura me Lituaninë dhe Letoninë, ose me avion”, thuhet në deklaratë.

Ambasada gjithashtu paralajmëroi qytetarët që të mos udhëtojnë në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes së pushtimit të Rusisë në Ukrainë dhe faktit që ka aftësi të kufizuar për të ndihmuar individët që jetojnë ose udhëtojnë atje.

Katër pika kufitare me Lituaninë mbeten të hapura, ndërsa qeveria së bashku me Poloninë dhe Letoninë kanë thënë se mbylljet e mëtejshme janë të mundshme.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika