Ministri Osmani ndan detaje nga pjesëmarrja në Forumin Strategjik të Bledit

Me anë të një postimi në Facebook, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ai bëri të ditur se integrimi drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat rajonale e globale nga agresioni rus qenë temat në fokus të bisedimeve.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka ndarë detaje nga pjesëmarrja e tij në Forumin Strategjik të Bledit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se integrimi drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat rajonale e globale nga agresioni rus, qenë temat në fokus të bisedimeve.

“Situata aktuale në vend në kontekst të integrimit në BE, rëndësia e përfundimit me sukses të procesit të ndryshimeve kushtetuese, temat aktuale ndërkombëtare, me theks të veçantë në sfidat rajonale dhe globale nga agresioni rus ndaj Ukrainës, ishin në fokus të bisedimeve”, ka shkruar ai.

Krahas kësaj, i njëjti ka treguar edhe përfaqësuesit, me të cilët, ka zhvilluar takime.

“Takime të shumta dypalëshe me përfaqësues të lartë të disa vendeve, në kuadër të pjesëmarrjes së sivjetme në Forumin Strategjik të Bledit; ministren suedeze për Çështje të BE-së, Xhesika Rosvallo, ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski, sekretarin e Shtetit për Çështje Europiane të Portugalisë, Tiago Antunes, përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Piç; anëtarin e Këshillit të Shtetit të Francës dhe ish-këshilltarin e Presidentit francez, Aleksandre Adam, si dhe me eurodeputetin dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, Ilhan Kjuçuk”, ka shkruar ai.


Në forumin strategjik të Bledit mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika