Rusia sulmon me 25 dronë infrastrukturën civile të Odesës

Dy persona janë plagosur në pjesët jugore të rajonit së Odesës në Ukrainë pas sulmit me dron të Rusisë

Një terminal drithi në Odesa,

Rusia ka kryer një sulm me dron për rreth tri orë e gjysmë në pjesët jugore të rajonit të Odesës në Ukrainë, në orët e para të së dielës, ka raportuar mediumi britanik TheGuardian.

Nga sulmet janë plagosur të paktën dy persona, e cak ishte edhe infrastruktura e lumit Danub, kanë konfirmuar autoritetet ukrainase.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës arritën t’i rrëzonin 22 nga 25 dronë të tipit “Shahed”, të prodhimit iranian.

Për rastin ka reaguar edhe komanda ushtarake jugore e Ukrainës, duke konfirmuar plagosjen e dy personave, derisa ka shtuar se nga sulmi një objekt u kaplua nga zjarri, por që u shua shpejt.

Danubi është bërë shtegu kryesor i Ukrainës për eksportimin e grurit, që nga prishja e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja, që i kishte lejuar Kievit t’i transportonte drithërat nëpërmjet Detit të Zi.

Nuk kishte asnjë detaj se cili objekt porti u godit. Ushtria ka thënë se një zjarr që rezultoi nga sulmi në objekt u shua shpejt.

Disa media ukrainase raportuan për shpërthime në portin Reni, një nga dy portet kryesore në Danub që operon Ukraina. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika