Daja: Ballkani është një kombëtare e vogël

Ilir Daja nuk është duke menduar largimin nga skuadra e Suharekës

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja

Trajneri Ilir Daja nuk është duke menduar largimin nga skuadra e Suharekës.

Madje, ai nuk po e mendon as punën e selektorit të kombëtares së Kosovës për momentin.

Kështu ka deklararuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

“ Unë jam trajner i Ballkanit. Me këto paraqitje që po bëjmë në Evropë ne jemi një kombëtare e vogël. I uroj suksese selektorit të Kosovës në ndeshjet në vazhdim. Secilit trajner i duhet kohë për të treguar vlerat e tij”, tha ai.

Teksa, shtoi se “përderisa ka trajner unë normalisht që nuk jam i hapur”.

Ndërsa, ai foli edhe për synimet me kampionët e Kosovës.

“Të tre ekipet janë më të forta se ne. Ne kishim shumë kundërshtarë të forta edhe sezonin e kaluar, por ne e ekemi treguar më të mirën e futbollit të Kosovës. Asnjë kundërshtar nuk na ka dominuar totalisht. Të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe në këtë grup, tha Daja fillimisht.

Daja shtoi se skuadra ka disa “humbje”, por kjo nuk është arsyetim.

“Një humbje e madhe është Emërllahu dhe largimi i Korenicës. Por, ne kemi qenë të përgatitur. Kemi bërë përforicime, por duhet kohë që futbollistët që kanë ardhur të përshtaten”.

Ballkani po tregon formë mjaftë të lartë së fundmi.

Nga tre ndeshje në Superligë ka po aq fitore, teksa suksese synon edhe në Ligën e Konferencës, ku është kualifikuar për herë të dytë rradhazi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika