KFOR-i paralajmëron stërvitje rutinore pranë Krushevës dhe Manastirit të Deçanit

Misioni i KFOR-it ka bërë planin e tyre për zhvillimin e stërvitjeve ushtarake në afërsi të Sharrit dhe Manastirit të Deçanit në datat 5 dhe 7 shtator

KFOR-i (Ilustrim)

Misioni i KFOR-it ka bërë të ditur planin e tyre për zhvillimin e stërvitjeve rutinore ushtarake në zonën e afërt të Sharrit dhe pranë Manastirit të Deçanit.

Ky aktivitet është planifikuar të zhvillohet nga Komanda Rajonale Shumëkombëshe Perëndimore dhe do të fokusohet “në procedurat dhe përgatitjen e gatishmërisë operacionale të njësisë”.

“Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it gjatë kësaj periudhe do të vendosen në afërsi të Krushevës dhe Manastirit të Deçanit. Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje si ditën, ashtu edhe natën nga toka. Do të ketë gjithashtu autokolona mjetesh ushtarake të përbëra nga pajisje të rënda inxhinierike që do të udhëtojnë në rrugët kryesore dhe dytësore brenda zonës”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës për media, stërvitjet janë planifikuar të mbahen në periudhën nga 5 deri më 7 shtator dhe do të përfshijnë lëvizje ushtarake si në ditë, ashtu edhe në natë në zonën e caktuar.

Pjesë e këtyre stërvitjeve do të jenë edhe autokolona mjetesh ushtarake të pajisura me pajisje të rënda inxhinierike, që do të udhëtojnë në rrugët kryesore dhe dytësore të kësaj zone.

“KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile gjatë gjithë periudhës së stërvitjes dhe kërkon bashkëpunimin e komuniteteve lokale gjatë këtij aktiviteti”, thuhet tutje.

Në njoftimin e tyre, KFOR-i ka theksuar se qëllimi i këtyre stërvitjeve është të sigurojë një përgjigje të shpejtë dhe të sigurt në situata të nevojshme.

Gjithashtu, KFOR-i ka bërë thirrje për bashkëpunim të ngushtë me komunitetet lokale për të minimizuar ndikimin në popullatën civile gjatë këtyre aktiviteteve ushtarake.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika