Zv.ministri i Arsimit: Për 14 vjet tekstet shkollore i kanë kushtuar shtetit mbi 124 milionë euro

"Ka pasur raportime publike rreth keqpërdorimeve në procesin e shpërndarjes së teksteve, stoqe të mbetura në bodrumet e shkollave dhe blerje të teksteve të panevojshme"

Zv.ministri i arsimit, Taulant Kelmendi

Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, ka shkruar në lidhje furnizimin me tekste shkollore.

Ai ka thënë se buxhetit të shtetit furnizimi me libra për 14 vjet i ka kushtuar mbi 124 euro. Gjithashtu ka shtuar se në lidhje me shpërndarjen e librave ka pasur raportime se ka pasur keqpërdorime, duke e përmendur edhe raportin e auditorit ku thuhet se brenda një viti ka pasur keqpërdorime në vlerë afër 500 mijë euro.

“Ka pasur raportime publike rreth keqpërdorimeve në procesin e shpërndarjes së teksteve, stoqe të mbetura në bodrumet e shkollave dhe blerje të teksteve të panevojshme. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga raporti i auditorit, ku është konstatuar se brenda një viti të vetëm këto keqpërdorime kanë kapur vlerën prej afro 500,000 €”, ka shkruar Kelmendi.

Tutje, Kelmendi ka shkruar se për herë të parë Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete nga buxheti i shtetit që t’i mbështesë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika