Syla: Thaçi ishte personalitet që mbi supet e tij barti barrën politike të shumë proceseve të rëndësishme

"Hashim Thaçi është thjesht personalitet i cili në supet e veta e ka marrë barrën politike të të gjitha proceseve prej Rambujesë e deri në shpallje të Pavarësisë e themelimit të këtij shteti të ri", ka thënë ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Ismail Syla

Intervistën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga dhomat e paraburgimit në Hagë, të realizuar nga Gazeta Nacionale, e ka komentuar edhe ish-këshilltari i tij, Ismail Syla.

Në emisionin “FIVE”, Syla ka thënë se kjo intervistë për herë të parë e dhënë nga një i paraburgosur në Hagë, në secilin paragraf kishte mesazhe domethënëse.

Ai konsideron se përmes kësaj interviste, Thaçi ka dhënë mesazhe humane e strategjike, duke thënë se ai është një personalitet i cili në supet e veta e ka marrë barrën politike të të gjitha proceseve prej Rambujesë e deri në shpallje të pavarësisë e themelimit të këtij shteti të ri.

“Është më se evidente nota optimiste e presidentit, është thjesht personalitet, i cili në supet e veta e ka marrë barrën politike të të gjitha proceseve prej Rambujesë e deri në shpallje të Pavarësisë e themelimit të këtij shteti të ri”, ka thënë Syla.

Ai ka thënë tutje se Thaçi nuk ka hezituar asnjëherë t’i dorëzohet drejtësisë ndërkombëtare, duke theksuar se kjo është dëshmi për pafajësinë e tij.

“Kjo tregon se ky njeri që është marrë në mënyrë brutale nga detyra e presidentit, nuk ka hezituar t’i dorëzohej drejtësisë ndërkombëtare, kishte mandat deri më 2020, fakti që është dorëzuar para kohës, është dëshmi për pafajësinë e tij”, ka vijuar ai.

Lejimin e kësaj interviste nga Gjykata Speciale, Syla e ka cilësuar si element demokratik të kësaj gjykate dhe të arritur të gazetarisë kosovare.

“Kjo tregon që kjo gjykatë ka treguar që ka elemente demokratike, një gjë e mirë, si rezultat i profilit njerëzor, një redaksi e bën një kërkesë për një intervistë të tillë, do të ishte diçka e keqe nëse do ta kishte stopuar gjykata. Mund të them që është e arritur e gazetarisë kosovare që nuk është e trembur, e dorëzuar, e frikësuar”, ka theksuar ai.

Përmendjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në mes rreshtave të kësaj interviste, Syla e ka cilësuar si të qëlluar, pasi sipas tij, “Rama është një kryeministër i cili në kuptimin e shkëlqimit të një burrështetasi nuk vuan nga asnjë kompleks, lider i formatit evropian”, duke shtuar se “duhet kujtuar fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, me rastin e arrestimit të Thaçit e të tjerëve, zëri i Ramës ka qenë i fuqishëm”.

Në mesin e shumë gjërave të ngritura, në intervistën e Thaçit ishte edhe periudha e luftës në Kosovë.

Thaçi është shprehur se aleanca me ShBA-në duhet kultivuar edhe për të ardhmen strategjike e jo veç për kujtesë falënderimi.

Ndër tjera, ai ka theksuar edhe për nevojën e përmbylljes një herë e përgjithmonë të çështjeve me Serbinë – në njohje të ndërsjellë.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika