Arrest shtëpiak për ortopedin që dyshohet se mori ryshfet

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak mjekut S.D. të dyshuar për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak mjekut S.D. të dyshuar për marrje ryshfeti.

Themelorja refuzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin, ka njoftuar Betimi për Drejtësi.

Prokuroria kërkoi një muaj paraburgim për mjekun, por Gjykata vendosi të caktojë masën e arrestit shtëpiak për një muaj.

Në arsyetimin e aktvendimit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se me masën e arrestit shtëpiak mund të arrihet “qëllimi i sigurimit të prezencës së të pandehurit në procedurë dhe zhvillimit me sukses të kësaj procedure penale”.

S.D. dyshohet se në pozitën e mjekut ortoped në QKUK, më 1 shtator pasi kishte operuar pacientin R.M., ka kërkuar ryshfet prej 450 euro nga Xh.P. Pas negocimit Xh.P. është pajtuar ta paguajë shumën prej 300 eurove.

Policia e Kosovës (PK) të hënën ka dhënë detaje për arrestimin e mjekut S.D., në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën dyshimin për marrje ryshfeti, ku thuhet se janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular dhe disa pajisje mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin e arrestimit të mjekut, ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK), ku thanë se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika