Bislimi: BE-ja pritet të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se BE-ja pritet t’i heqë masat ndaj Kosovës, para takimit Kurti-Vuçiq të 14 shtatorit në Bruksel

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) pritet t’i heqë masat ndaj Kosovës, para takimit Kurti-Vuçiq të 14 shtatorit në Bruksel.

Bislimi ka mohuar se ka barriera tregtare për mallrat e prodhuara në Serbi, duke thënë se ka disa barriera që aplikohen për produktet kosovare që tentojnë të hyjnë në tregjet brenda territorit të Serbisë.

Ai, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë një interviste për Danas, ka thënë se zgjidhja e konfliktit dhe dialogu nuk ka të bëjë me fitimin e njërës palë dhe humbjen e palës tjetër, pasi të gjithë do të përfitojnë nga një normalizim i plotë, duke përfshirë rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi.

Sipas Bislimit, të gjithë humbasin nga mbajtja e armiqësive. Ai ka folur edhe për masat e vendosura ndaj Kosovës nga BE-ja.

“Dialogu është shumëplanësh, por sipas mendimit tonë ai duhet të fokusohet në dy shtylla kryesore, konkretisht zbatimin e marrëveshjes bazë dhe bisedimet për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Kosova mbështeti marrëveshjen bazë dhe ofroi nënshkrimin e saj. Pala tjetër refuzoi nënshkrimin dhe po rikonfirmon çdo ditë qëndrimin se nuk e ka pranuar planin, por edhe po punon shumë për shkeljen e dispozitave të tij. Strategjia më e mirë për të penguar haptazi zbatimin e saj është përmes përshkallëzimit dhe Serbia është shumë e suksesshme në këtë. Serbia jo vetëm që e ka ridrejtuar dialogun e Brukselit nga normalizimi në menaxhimin e krizës, por ka arritur gjithashtu të promovojë BE-në nga një lehtësues në një negociator. Deklarata e BE-së e 3 qershorit, së bashku me masat e vendosura më pas e konfirmojnë këtë. Megjithatë, në më pak se dy javë do të ketë një takim të ri të nivelit të lartë dhe pritet që BE-ja të sigurojë barazinë e palëve në dialog duke hequr masat ndëshkuese para këtij takimi”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika