Digjet një veturë me targa serbe në veri të Mitrovicës

Një veturë me targa serbe është djegur në veri të Mitrovicës. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zv.drejtori i policisë në Mitrovicën Veriore, Veton Elshani

Fotografi ilustruese

Është djegur një veturë me targa serbe në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zv.drejtori i policisë në Mitrovicën Veriore, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se vetura e djegur ka qenë me targa të Beogradit (BG), duke shtuar se ende nuk dihen motivet dhe se nuk ka persona të arrestuar deri më tani.

Zv.drejtori i policisë në Mitrovicën Veriore bëri me dije se janë duke u zhvilluar hetimet nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika